Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke e cilësuar si një shfaqje e Kurtit i cili është i shqetësuar për fatin e tij politik në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.
“Albin Kurtit tashmë i janë harxhuar të gjitha rrenat politike dhe përmes skenarëve të pistë të destabilizimit, pasi lejoi të rritej importi nga Serbia për 143%, kinse në emër të reciprocitetit po mundohet ta mbajë veten në pushtet me çdo kusht.” – shkroi Behramaj në llogarinë e tij në Facebook.
Statusi i plotë:
Albin Kurti është duke e çmontuar Republikën e Kosovës. Pas afër 14 vjet pavarësi dhe shtensionim të raporteve ndëretnike, ai i shqetësuar për fatin e tij politik më 17 tetor po bën fushatë politike edhe me policinë. Kjo është një tendencë politike për rikthimin e barrikadave dhe për ngritjen e tensioneve ndëretnike, që ta largojë vëmendjen nga fushata zgjedhore dhe nga humbjet që po e presin.
Albin Kurtit tashmë i janë harxhuar të gjitha rrenat politike dhe përmes skenarëve të pistë të destabilizimit, pasi lejoi të rritej importi nga Serbia për 143%, kinse në emër të reciprocitetit po mundohet ta mbajë veten në pushtet me çdo kusht.
Pas dështimit që t’i shtyjë zgjedhjet, tash e shpiku këtë skenar të ri me kosto tepër të lartë për shtetin e Kosovës.
Ka mundësi që Njësinë Speciale e ka dërguar të marrë edhe ndonjë kontingjent të vaksinave antiCovid!


