Sporti

Real Madrid nuk dorëzohet lehtë, fiton ndaj Valencias dhe merr kreun e La Ligas

09/19/2021 23:03
nga:Lorik J

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Valencia. “Los Blancos” dolën fitues me rezultat 1 – 2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk arriti të shënoi në portën kundërshtare.

Ishte Hugo Duro që pas një topi të bukur në stilin vollej realizoi për rezultatin 1 – 0.

Real Madrid nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbys rezultatin krejt në fund.

Fillimisht, Vinicius Junior pranoi një pasim të bukur nga Karim Benzema dhe barazoi rezultatin (86’).

Ndërsa, pas dy minutave, dyshja ndërruan rolet, ku braziliani asistoi dhe francezi shënoi për 1-2 (88’).

Me këtë fitore, Real merr kreun e La Liga-së me 13 pikë, derisa Valencia renditët e treta me 10 sosh.