Sporti

Juventusi në avantazh ndaj Milanit pas pjesës së parë

09/19/2021 21:37
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Milanit.

Juventus ishte skuadër më e mirë dhe me meritë shkoi në pushim me avantazh ndaj “Rossonerëve”, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Morata shënoi pas 4 minutave, kur Juventusi krijoi një kundërsulm të frikshëm.

Deri në përfundim, Bonucci dhe Dybala kishin mundësi për Juventusin, kurse Tonali dhe Rebic për Milanin.

Skuadra e Piolit mori edhe një lajm të keq, pasi Kjaer u dëmtua dhe u largua nga fusha, duke u zëvendësuar nga Kalulu.

/GazetaBlic Sport