Lajme

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

09/19/2021 21:05
nga:Q R

Një aksidenti trafiku ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, përcjell Gazeta Blic.

Si pasojë, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur për ‘Gazeta Blic’, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Shtëpia e El Chapos fitohet në lotari