Jose Mourinho ka shijuar humbjen e parë në Serie A nën drejtimin e Romës.
Skuadra e tij, Roma humbi nga Hellas Verona në udhëtim me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.
“Special One” pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij nuk luajti mirë – andaj i duhen disa orë për ta rishikuar ndeshjen dhe për ta analizuar humbjen.
“Ne nuk luajtëm shumë mirë, nuk u përshtatëm mirë me mënyrën se si luajnë ata.” tha fillimisht José Mourinho për DAZN.
“Ne humbëm shumë duele individuale. Më duhen videot, më duhen disa orë për të kuptuar më mirë se çfarë ndodhi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


