Sporti

Kjo është renditja tabelare pas pesë xhirove në Superligën e Kosovës

09/19/2021 18:35
nga:Lorik J

Sot është mbyllur edhe xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Pas pesë ndeshjeve, Ballkani ndodhet në pozitën e parë me 11 pikë, po aq sa Drita që është në vendin e dytë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në vendin e tretë është Malisheva me 10 pikë,  po aq sa Drenica e vendit të katërt.

Feronikeli pason me 6 pikë, aq sa Gjilani – kurse Prishtina ka 5 pikë në vendin e shtatë.

Top treshen e mbyllin, Ulpiana me 4 pikë dhe Dukagjini e Llapi me nga dy.

Ja renditja e plotë: