Skuadra e Gjilanit ka humbur në shtëpi nga Ulpiana me rezultatin 2:3, në një prej ndeshjeve më të mira të këtij sezoni.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka folur për Art Sport, ku theksoi se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve në këtë duel, shkruan GazetaBlic Sport.
Munishi tha se tani do të përgatitë ekipin për derbin me Dritën, pasi për ta kjo ndeshje vlen shumë.
“Jam shumë i kënaqun me angazhimin e futbollistëve, e dhanë maksimumin, barazuam rezultatin, kishim raste, çdo ndeshje shkojmë për fitore, nuk arritëm të shenojmë gol, pësuam pastaj nga një pakujdesi”, tha Munishi.
“Nuk dua t’i komentojë disa episode që ishin në ndeshje”, vazhdoi ai.
“Tani e kemi ndeshjen derbi, do të përgatitemi për atë duel, për ne derbi do të thotë shumë, do të na kthehen edhe disa futbollistë, do të vazhdojmë”, përfundoi Munishi.
/GazetaBlic Sport


