Sporti

Drita fiton në Drenicë, Ulpiana befason Gjilanin

09/19/2021 18:02
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka fituar ndeshjen ndaj Drenicës në udhëtim me rezultatin 0:2.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 0:1, me golin e Almir Ajzerajt, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica tentoi të barazojë me Kreshnik Ukën, i cili goditi shtyllën e Dritës.

Në pjesën e dytë, mysafirët vazhduan sulmet dhe gjetën golin me Hamdi Namanin, i cili ishte goli i sigurisë dhe njëkohësisht goli i fitores për “Intelektualët”.

Në ndeshjen tjetër mes Gjilani dhe Ulpianës rezultati final ishte 2:3.

Gjilani fillimisht kaloi në avantazh me Musollin, por Santos më pas shënoi dy herë nga penalltia për t’a dërguar ekipin e Ulpianës në avantazh.

Gilani pastaj shënoi golin e barazimit me Fiton Hajdarin, në minutën e 89’të të sfidës.

E krejt në fund, Ulpiana shënoi golin e fitores së madhe ndaj Gjilanit, me anë të Trimnor Shalës, i cili gjetin rrjetën në minutën e 98’të.

/GazetaBlic Sport