Skuadra e Prishtinës ka fituar për herë të parë në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.
FC Prishtina ka triumfuar me rezultatin minimal 1:2 ndaj Dukagjinit të Klinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishin vendasit që kaluan në avantazh të parët me anë të Ardin Dallkut, i cili befasoi Prishtinën.
Megjithatë, klubi i Zekrija Ramadanit u zgjua në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin.
Pas 61 minutave lojë, Mendurim Hoti shënoi golin e barazimit, kurse krejt në fund, Besnik Krasniqi realizoi nga pika e penalltisë për t’i dhuruar fitoren ekipit nga kryeqyteti.
Prishtina pas 5 xhirove ka 5 pikë – kurse Dukagjini mbetet me 2 pikë.
/GazetaBlic Sport


