Sporti

Dukagjini befason Prishtinën, kryeqytetasit në disavantazh minimal pas pjesës së parë

09/19/2021 15:49
nga:E K

Prishtina është befasuar nga Dukagjini në 45 minutat e parë.

Skuadra e Zekirija Ramadanit e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi, Ardin Dallku.

Dallku realizoi gol në minutën e 35’të të takimit.

Dukagjini kishte edhe raste të tjera shënimi por, Altin Merlaku dështoi të shënonte dy herë në minutat e 22’të dhe 25’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/