Sporti

Milan me mungesa të mëdha ndaj Juventusit

09/19/2021 12:03
nga:E K

Milan do të përballet sot me Juventusin në kuadër të Serie A.

Skuadra e Milanit e cila vjen pas humbjes në udhëtim nga Liverpooli në Champions League me rezultat 3-2, do të përballet me mungesa të rëndësishme ndaj Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Milan pritet të nis ndeshjen me mungesa të mëdha, lojtarët që pritet të mungojnë janë: Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud, Davide Calabria, Tiemoue Bakayoko, Rade Krunic dhe Junior Messias.

Milan ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri në Serie A me 3 fitore në 3 xhirot e para duke grumbulluar 9 pikë në pozitën e 3’të aq sa kanë edhe dy pozitat para tyre, Inter dhe AS Roma.

Ndërkaq Juventus do të kërkojë ta gjejë fitoren e parë në këtë edicion pikërisht ndaj rivalëve Milan.

Juventus në 3 xhirot e para ka një barazim dhe dy humbje.

Ndeshja Juventus – Milan nis nga ora, 20:45.

/GazetaBlic Sport/