Lajme

Kurti shkel rregullat anti- covid që i miratoi vetë në Qeveri (foto)

09/19/2021 11:03
nga:Gazeta Blic

Edhe pse me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për luftimin e Covid-19 në ambientet e mbyllura nuk lejohen më shumë se 20 persona, është vetë kryeministri Kurti që nuk po e respekton një masë të tillë.

Gazeta Blic i ka siguruar disa fotografi, ku kryeministri Kurti ishte prezent të shtunën në një ngjarje kulturore në Stubëll, me ç’rast në një ambient të mbyllur ishin më shumë se persona.

Në vazhdim i gjeni edhe fotografitë, ku në këtë manifestim nuk po respektohet rregullat anti-covid: