Sporti

Formacionet e mundshme të derbit italian, Juventus – Milan

09/19/2021 10:44
nga:E K

Juventus sot do të përballet me Milan në kuadër të xhiros së 4’të të Serie A.

Zonja e Vjetër” do të jetë nikoqire për takimin ndaj Milan që nis me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan në këtë takim hynë pas një serie të mirë në ligën italiane duke fituar 9 pikë nga 3 takimet e para të edicionit të ri, kurse Juventus ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon duke marrë një barazim dhe dy humbje.

Para fillimit të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që mund të startojnë ndeshjen:

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata.

Milan: Maignan; Florenzi, Romagnoli, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic.

/GazetaBlic Sport/