Lajme

Nuk i respektuan masat anti-Covid | Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

09/19/2021 09:43
nga:Gazeta Blic

Policia po vazhdon të dënoi qytetarët të cilët nuk po e respektojnë ligjin antiCOVID.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 160 gjoba për mosrespektim të këtij ligji.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 163 gjoba trafiku.

20 persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje.