Sporti

Carlo Ancelotti komenton lëndimin e Gareth Bale, flet për rikthimin e tij

09/18/2021 21:32
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti u pyet për dëmtimin e fundit të uellsianit, Gareth Bale por nuk mund të japë një datë për kthimin e tij.

“Ne ende nuk e dimë sa kohë do të jetë jashtë fushës,” tha Ancelotti për Bale, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një dëmtim mjaft i rëndësishëm, por është e vështirë të japësh një datë kthimi. Ai kishte luajtur mirë.”

Kujtojmë që Bale duket i rilindur me ardhjen e trajnerit italian tek skuadra madrieliene, sepse ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në ndeshjet e para të këtij edicioni.

/GazetaBlic Sport/