Gazeta franceze L’Equipe publikoi të shtunën pagën e Leo Messit tek PSG, megjithatë drejtori sportiv Leonardo ka deklaruar publikisht se shifrat janë të rreme.
U raportua se Messi do të fitonte 30 milionë euro në secilin nga dy sezonet e tij të para me PSG, i ndjekur nga një i tretë me vlerë 40 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Leonardo ka sulmuar L’Equipe për artikullin, duke e quajtur informacionin si “të papranueshëm” dhe “mosrespektues” ndër termat e tjerë.
“Ne nuk mund të pranojmë kopertinën [e parë] të një gazete si L’Equipe,” tha ai.
“Është krejtësisht e rreme. Ajo [tregon] një mungesë respekti dhe ne nuk na pëlqeu. Është shumë larg nga e vërteta, për sa i përket kohëzgjatjes dhe numrave,” tha Leonardo.
“Ka klauzola konfidencialiteti, por mund të them se nuk është e vërtetë (në lidhje me tre vitet).
/GazetaBlic Sport/


