Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vuri në dukje vështirësitë në barazimin me Southampton (0-0), në xhiron e pestë të Premier League.
“Ne kishim probleme në ndërtimin e lojës. Dhe ne humbëm më shumë topa se zakonisht. Ne gjithashtu nuk ndihemi rehat në kombinimet midis lojtarëve më të avancuar. Ne krijuam mundësi, por barazimi është një rezultat i drejtë. Ne u përpoqëm të dilnim me fitoren, por nuk mundëm, “tha Pep Guardiola për BBC në fund të sfidës, përcjell GazetaBlic Sport.
Momentalisht Manchester City është në pozitën e dytë me 10 pikë, tre më pak se vendi i parë që është Liverpool.
/GazetaBlic Sport/


