Liverpool dhe Arsenal kanë fituar ndeshjet e tyre të sotme në Premier League, kurse ka dështuar të fitoi skuadra e Manchester Cityt.
Liverpool triumfoi me rezultat 3 me 0 ndaj Crystal Palace, kurse Arsenal e mposhti Burnleyn minimalisht 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City u ndal në një barazim pa gola 0 me 0 ndaj Southampton, kurse Norwichi i Milot Rashicës u mposht përsëri në ndeshjen e pestë të këtij edicioni nga Watford 1 me 3.
Reprezentuesi kosovar nuk e ka gjetur ende rrugën e golit dhe nuk po kalon në formë aspak të mirë tek skuadra e tij e re.
/GazetaBlic Sport/


