Sporti

Ballkani në avantazh ndaj Llapit pas pjesës së parë – Tensione, ofendime e përjashtime në Suharekë

09/18/2021 16:59
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Ballkani është në avantazh pas 45 minutave të parë ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ermal Krasniqi shënoi golin e vetëm deri më tash në këtë takim për rezultatin 1 me 0.

Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.

Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, pas një “përplasje” që kanë pasur mbrëmë poashtu në rrjetet sociale.

Rezultati në ndeshjen tjetër në mes Malishevës e Feronikelit është 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/