Biznesmeni italian, Davide Pecorelli i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh në Shqipëri, është gjetur i gjallë në Toskana.
Mediat raportojnë se Pecorelli është gjetur në një gomone, që u mbyt pranë një ishulli. Ngjarja ende nuk është e qartë, por tani së paku, ai do të flasë për të treguar të vërtetën.
Ngjarja!
Biznesmeni italian, ka ardhur në Tiranë në fillim të këtij viti.
Ai zotëron disa qendra estetike në Itali, ndërsa në vendin tonë kishte hapur një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij. Kur ka mbërritur në Tiranë, ai ka marrë me qira një automjet që u gjet i djegur në Pukë. Në këtë qytet mësohet se ai ka ndenjur për dy net, ndërsa më herët ka udhëtuar në Vlorë dhe Shkodër.
Brenda makinës janë gjetur disa sende në pronësi të sipërmarrësit si dhe disa mbetje të trupit të njeriut që dyshoheshin të ishin të biznesmenit.
Ai është i martuar me grua shqiptare, me të cilën ka edhe fëmijë. Bashkëshortja e tij, është shprehur për mediet fqinje, se Davide nuk ka pasur asnjë konflikt me dikë, në dijeni të saj.
/dritare.net/


