Sporti

Dybala mbetet te Juventus, së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re

09/18/2021 13:52
nga:E K

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është afër për të rinovuar kontratën me Bianconerët.

Juventus është në negociata me përfaqësuesit e Dybalas për një kohë të gjatë dhe duket se marrëveshja mes palëve është arritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Tuttosport” raporton se marrëveshja mund të finalizohet javën tjetër.

Mediat e huaja shkruajnë se argjentinasi ka përfituar rritje të pagës në kontratën e re.

/GazetaBlic Sport/