Lajme

Kryetari Bahtiri e deputetja Fejza prezantojnë Programin Zgjedhor në Kçiq, marrin përkrahje të madhe

09/18/2021 11:36
nga:M K

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, së bashku me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Arjeta Fejza dhe kandidatin për asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Imer Fejza, kanë takuar banorët e fshatit Kçiq.

Bahtiri thotë se Kçiqi ka qenë, është dhe do të jetë bastion i Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i Agim Bahtirit:

Së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës nga LVV, Arjeta Fejza dhe aktivistin e kandidatin për asambleist, Imer Fejza, para banorëve të fshatit Kçiq prezantuam punët që ka bërë qeverisja komunale e Mitrovicës dhe projektet e parapara në mandatin e ardhshëm me Programin tonë zgjedhor.

Kçiqi ka qenë, është dhe do të jetë bastion i Lëvizjes Vetëvendosje. Faleminderit nga zemra banorëve për përkrahjen e madhe.

LVV144 | AB +4