Agjenti i Ibrahimovic, Mino Raiola ka folur për të ardhmen e Ibrahimovic.
Mino Raiola është agjenti i lojtarit të Milan, Ibrahimovic dhe ka folur për të ardhmen e lojtarit të cilin e ka në menaxhim, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka thënë se Ibrahimovic vendos vit pas viti për të ardhmen e tij.
Raiola thotë se nëse Zlatan nuk ndihet më si lojtar kyç i ekipit mund të penzionohet nga futbolli dhe të nis kapitullin e ri në karrierën e tij si drejtor sportiv.
“Do të shohim se çfarë dëshiron të bëjë Zlatan në qershor. Ai gjithmonë vendos vit pas viti, nuk ka nxitim. Me siguri, ditën kur nuk do të ndihet si lojtari kryesor për ekipin, Ibra do të tërhiqet dhe do të fillojë një kapitull të ri si drejtor klubi “, tha Raiola.
/GazetaBlic Sport/


