Liverpool sot do të përballet me Crystal Palace.
“The Reds” e presin Crystal Palace në Anfield me fillim nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool do të kërkojë të vazhdojë ecurinë e mirë në edicionin e ri të Premierligës.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp gjendet në pozitën e 3’të me 10 pikë, po aq sa kanë edhe Manchester United dhe Chelsea që ndodhen në pozitën e parë respektivisht të dytë.
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka lavdëruar sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah.
“Çfarë lojtari, çfarë profesionisti, çfarë njeriu. Ne e vlerësojmë atë aq shumë sa nuk mund ta besoni“, tha Klopp.
/GazetaBlic Sport/


