Një person në Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka penguar dhe ofenduar zyrtarët policorë.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari gjatë intervistimit në zyrën e intervistimit ka dëmtuar një tavolinë dhe një karrige.
I dyshuari për këtë vepër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së premtes rreth orës 05:00, në fshatin Reçak të komunës së Ferizajt.