Sporti

Paga e lartë e Pogbas mund të jetë pengesë për rikthimin e tij te Juventus

09/18/2021 09:11
nga:E K

Edhe nëse Mino Raiola tha se Paul Pogba mund të kthehej në Juventus, politika e transferimit të Bianconerëve mund të parandalojë rikthimin e francezit në Torino.

Kontrata e Pogba me Manchester United skadon në verë dhe agjenti i tij Mino Raiola i ka hapur derën një rikthimi të mundshëm të fituesit të Kupës së Botës 2018 në Torino.

Pogba mund të nënshkruajë një marrëveshje (para-kontratë) me ndonjë klub tjetër nga janari, duke lënë Manchester Unitedin si agjent të lirë në fund të sezonit.

Ne do të flasim me Man Utd dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë” tha Raiola për Rai Sport.

“Paul ende e do Torino. Ekziston një shans që Pogba të kthehet në Juventus, po, por gjithashtu varet nga planet e Juventusit. ”

Megjithatë paga e lartë e Pogbas mund të jetë pengesë për rikthimin e tij.

Pogba aktualisht fiton 15 milionë euro te United dhe një pagë e tillë duket e lartë për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

/GazetaBlic Sport/