Sot nis xhiroja e 5’të e Superligës së Kosovës.
Do të zhvillohen 2 ndeshje për ditën e sotme që do fillojnë nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme do jetë ajo mes Ballkanit dhe Llapit.
Llapi do të kërkojë këndelljen me Ballkanin pasi aktualisht në edicionin e ri është ende pa fitore duke regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje, kurse Ballkani ka nisur mirë sezonin e ri duke u pozicionuar e 2’ta në tabelë deri më tani me 8 pikë të grumbulluara pas dy fitoresh dhe dy barazimesh.
Ndeshje tjetër interesante do luhet në Malishevë.
Malisheva e pret Feronikelin në kuadër të xhiros së 5’të.
Skuadra e sapo inkuadruar në Superligë, ka nisur edicionin mjaftë mirë duke u pozicionuar e 4’ta në tabelë me 7 pikë pas dy fitoreve një humbje dhe një barazimi, kurse Feronikeli ndodhet e 5’ta me 6 pikë me dy fitore dhe dy humbje.
/GazetaBlic Sport/


