Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Reqan, lëndohen gjashtë persona

09/17/2021 22:08
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën Prizren-Reqan.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajon e Prizrenit, Shaban Osmanollaj .

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Në orën 20:05 në rrugën Prizren-Reqan ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore, gjashtë janë të lënduar që po marrin ndihmë në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh ai.

Tutje, Osmanollaj tha se në lidhje me këtë aksident është duke u marrë njësiti rajonal.