Lajme

Xhafer Gashi: Në katër vitet e ardhshme në fokus do të jetë rinia

09/17/2021 21:52
nga:Y I

Kandidati për Obiliqin, nga Iniciativa Qytetare, Xhafer Gashi, ka hapur sonte fushatën elektorale në këtë komunë, raporton Gazeta Blic.

Gashi është shprehur i entuziazmuar me përkrahjen dhe mobilizimin e strukturave të Rinisë së Iniciativës Qytetare.

Ai ka prezantuar para të pranishmëve projektet që do të realizohen në katër vitet e ardhshme, ku në fokus do të jetë fuqizimi i rinisë.

Postimi i plotë:

Bashkë me të rinjët, jemi të parët për Obiliqin!

I entuziazmuar sonte me përkrahjen dhe mobilizimin e strukturave të Rinisë së Iniciativës Qytetare për Obiliq, së bashku me ta hapëm fushatën zgjedhore, para të cilëve prezantova disa nga projektet që do të realizohen në fokus fuqizimin e rinisë në katër (4) vitet e ardhshme.

Rinia ka adresë, ajo është Iniciativa Qytetare për Obiliq me numër 1️⃣0️⃣9️⃣!

Falënderoj gjithë kryesinë qendrore të Rinisë së Iniciativës për angazhimin dhe punën e tyre!

Jemi #bashkë!

Xhafer Gashi