Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga PDK, Agim Aliu ka njoftuar se fermerët sërish kanë përfituar mekanizëm bujqësor.
“Ata janë sërish përfitues të mekanizmit bujqësor, që u shpërndanë me qëllim t’i lehtësohet veprimtaria e tyre e përditshme dhe të rritet produktiviteti i kulturave bujqësore që kultivojnë”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë:
Bujqit e fermerët sërish përfituan mekanizëm bujqësor
Ata kanë përjetuar kaherë në qeverisjen tonë, dorën e përkujdesit nga shteti.
Ata janë sërish përfitues të mekanizmit bujqësor, që u shpërndanë me qëllim t’i lehtësohet veprimtaria e tyre e përditshme dhe të rritet produktiviteti i kulturave bujqësore që kultivojnë.
T’i gëzojnë bujqit e fermerët përfitues!