FIGC hapi një hetim mbi abuzimin e dyshuar racor për tifozët e Lazios ndaj Tiemoue Bakayoko dhe Franck Kessié.
Sipas raportimeve të shumta, një mori fansash të Lazios kënduan një këngë raciste ndërsa lojtari ishte gati të hynte në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kënga ishte ‘qartë e dëgjueshme’ dhe u përsërit nga fansat e Lazios disa herë.
Bakayoko zbuloi në Instagram se shoku i tij i skuadrës Kessié ishte gjithashtu në shënjestër nga tifozët e Lazios.
Në fillim të kësaj jave, Milano njoftoi se i kishte dërguar një ankesë zyrtare Prokurorit Federal, i cili tani ka hapur një hetim.
“Zyra e Prokurorit Federal ka hapur një hetim kundër SS Lazio pas ankesës së paraqitur nga AC Milan për këngë diskriminuese nga tifozët e Lazios kundër lojtarit Bakayoko gjatë Milan -Lazio më 12 shtator,” thuhej në një deklaratë zyrtare.
“Prokurori po merr videot dhe dokumentet në posedim të Policisë së qytetit të Milanos”, vazhdon të thuhet në të.
/GazetaBlic Sport/


