Lajme

Bajrami: Masa për lirimin nga pagesa për studentët ishte nisur nga Qeveria Hoti

09/17/2021 16:46
nga:Y I

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur nga Qeveria e kaluar, raporton Gazeta Blic.

Bajrami ka theksuar se nuk janë kundër vendimit që studentë të lirohen nga pagesat por tha se vendimet uniforme për të gjitha shtresat lënë shumë për të dëshiruar .

“Mirëpo ajo çka mund të themi është se Qeveria e VV-së nuk po ka kapacitete, ide dhe dije për t’u marrë me veprime të cilat e adresojnë në mënyrë të mirëfilltë reformën në arsim si dhe në fusha tjera.Ne mbajmë përgjegjese Qeverine dhe pozitën (që kanë zgjedhur anëtaret e Këshillit të Cilësisë) që për herë të parë në historinë e pasluftës u ka mohuar studentëve afatin e Korrikut për aplikim në universitete publike, rrjedhimisht plot fakultete publike nuk kanë arritur t’i mbushin as gjysmën e vendeve të lira. Kjo është bërë me qëllim që studentët të orientohen të IAL (institucionet e arsimit të lartë) privat gjë që edhe ka ndodhur, kjo bëhet edhe më e padrejtë kur e dimë se studentët në IAL privat nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti” shkruan Bajrami.

Postimi i plotë: