Trajneri i Liverpoolit nuk dha asnjë informacion për negociatat me Mohamed Salah me qëllim rinovimin e kontratës së egjiptianit.
Kohëve të fundit kishte informacione për një largim të tij të mundshëm nga “Anfield” dhe kjo gjë u komentua nga trajneri Klopp.
“Nuk ka asgjë për të thënë, veçanërisht nga ana ime pasi nuk jam i përfshirë në atë proces,” tha Jurgen Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
“E vetmja gjë që më shqetëson është gjendja e tij fizike dhe sa i vendosur është ai tani. Dhe për këtë nuk ka dyshim. Është në rregull me të. Për pjesën tjetër, asgjë për të thënë, “shtoi gjermani.
Salah, 29 vjeç, përfundon kontratën e tij me Liverpoolin në qershor 2023.
/GazetaBlic Sport/


