Para pak dite çifti i showbizit, Cozman dhe Fjolla, i dhanë fund romancës së tyre.
Edhe dukeshin shumë të dashuruar, gjërat nuk shkuan ashtu siç është më së miri.Për këtë ka folur edhe ish e dashurua e reperit, Fjolla, shkruan GazetaBlic.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ajo ka shpalosur detaje rreth ndarjes ku e shpreh se ishte një lidhje toksike.
“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozira, posesiviteti, toksiciteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cënuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave.
Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet. Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, u shpreh ajo./GazetaBlic/



