Lajme

Abdixhiku në hapje të fushatës: Do të komunikojmë në distancë por do të jemi afër me ide për të gjithë

09/16/2021 21:54
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë sot hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku tha se edhe pse nuk mund t’i takojnë qytetarët sy më sy  do të kujdesen që programi i tyre të shkojë shtëpi më shtëpi nëpërmjet fushatës digjitale.

“Sonte bëmë hapjen. Ditët në vijim do të shpalosim programet e kandidatëve tanë. Do të komunikojmë në distancë por do të jemi afër me ide për të gjithë.160 është numri ynë. LDK është shtëpia jonë dhe e juaja padallim” shkruan Abdixhiku në Facebook.

Postimi  i plotë:

The making of: “Për të gjithë”

Pavarësisht se kjo fushatë nuk është si të tjerat, pra, s’do të mund të ju takojmë sy më sy, për shkak të Pandemisë, ekipi jonë po punon shumë që programi ynë të vijë në secilën shtëpi tuajën për secilën komunë nëpërmjet fushatës digjitale.

Sonte bëmë hapjen. Ditët në vijim do të shpalosim programet e kandidatëve tanë. Do të komunikojmë në distancë por do të jemi afër me ide për të gjithë.

160 është numri ynë.

LDK është shtëpia jonë dhe e juaja padallim.