Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka hapur zyrtarisht fushatën për një mandat tjetër.
Gashi është zotuar se për shkak që zgjedhjet e 17 tetorit, janë më ndryshe se të kaluarat, për shkak të pandemisë COVID-19, ai dhe ekipa e tij do t’i respektojnë të gjitha rekomandimet për ruajtje nga virusi.
Xhafer Gashi, ka kërkuar nga qytetarët e Obiliqit, që t’i japin besimin edhe për një mandat tjetër në krye të komunës.
Shkrimi i plotë nga Xhafer Gashi:
Sot, zyrtarisht bëmë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal shënuam këtë ditë përmes parakalimit nëpër sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi i ri që pritet të përfundojë shumë shpejtë, “Adem Preniqi”.
Bashkëqytetarë të dashur,
Këto zgjedhje, më ndryshe se herë tjera, na gjejnë nën përballjen me pandeminë Covid-19, ju garantoj se Iniciativa Qytetare për Obiliq dhe unë si kandidatë për kryetar komune, do respektojmë me përpikëri të gjitha rekomandimet e insititucioneve shëndetësore, në ditët në vazhdim, do bëjmë prezantimin e programit tonë politikë për 4 (katër) vitet e ardhshme, në takime me grupime të vogla dhe nën masat mbrojtëse për Covid-19.
Ju e dini se qeverisja i besohet atyre që kanë vizion të qartë për qytetin e Obiliqit, me ekipën më të mirë që bënë realitet atë që premtohet dhe punojnë shumë për të garantuar të ardhmen e gjeneratave të reja!
Adresa e juaj është këtu, me vazhdimësinë e punëve të mira, platformë konkrete e cila me besimin tuaj do të bëhet realitet!
Numri ynë është 109✅ bashkë me qytetarët jemi të parët për Obiliqin!
Na priftë e mbara! #bashkë
Xhafer Gashi
Sot, zyrtarisht bëmë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, bashkë me kandidatët për anëtarë të…
Posted by Xhafer Gashi on Thursday, September 16, 2021