Ditët e fundit numri i rasteve me Covid-19 po njeh rënie të lehtë në vendin tonë, raporton GazetaBlic.
Kjo po shihet edhe në shifrat e publikuara çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë sipas raportit të IKSHPK-së.
Se a duhet të ketë lirim të masave kufizuese përfshirë këtu lejimin e koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, ka folur këngëtari dhe tashmë moderatori, Robert Berisha.
Berisha për GazetaBlic u shpreh se ndjehet i lumtur që vera ishte e hapur dhe shpreson që vendi ynë të rikthehet në normalitet sa më shpejt.
“Shumë mirë që u hap vera e punum sado pak, krejt bota u hap e po punojnë. Shpresoj sa më shpejt edhe tek ne sepse ne jemi popull fukare edhe kur punojmë e lëre më pa punë”, tha Robert Berisha./GazetaBlic/


