Sporti

Ish portieri i Milanit: Maignan është më i mirë se Donnarumma

09/16/2021 12:16
nga:Mergim Rreci

Mario Ielpo, ish portieri i Milanit e ka komentuar paraqitjen e skuadrës italiane dhe të portierit Mike Maignan.

Ielpo tha se Maignan është në gjendje ta mbulojë portën më mirë se Donnarumma, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai jep përshtypjen e mbulimit të portës edhe më mirë se Donnarumma. Tashmë e ka këtë përshtypje, por duket se vetëm do ta forcojë edhe më tepër atë”, tha Ielpo.

Kujtojmë që Maignan ishte njëri ndër më të mirët në fushë ku madje e priti edhe penalltinë e Salah.

/GazetaBlic Sport/