Lajme

Baldedaj i AAK-së- qytetarëve të Prizrenit: Do të jem përfaqësues dinjitoz në Asamblenë Komunale

09/16/2021 12:09
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për Asamble Komunale të Prizrenit, Besnik Baldedaj ka kërkuar votën e qytetarëve prizrenas.

Ai ka shkruar se do të jetë përfaqësues dinjitoz në legjislativin lokal.

Shënimi i plotë: 

Të nderuar miq, kolegë, ish-nxënës, bashkëvendës, qytetarë të Prizrenit !
Sot zyrtarisht e shpall kandidaturën time për kuvendar në Kuvendin e Prizrenit, në listën e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Çdo votë e juaja për AAK-në dhe numrin tim 7️⃣ është nder, falenderim, përgjegjësi dhe llogaridhënie e imja ndaj secilit prej jush.
Ju premtoj dhe garantoj se të gjitha hallet, shqetësimet dhe kërkesat tuaja do të adresohen në kohë, vend të caktuar dhe do të zgjidhen konform kompetencave të mia dhe mundësive ligjore.
Zgjedhjet Lokale janë të lidhura ngusht me jetën e përditshme të çdo qytetari. Andaj, me 17 Tetor kërkoj votën tuaj që të jem përfaqësues dinjitoz i juaji në Asamblenë Komunale.
Njeriu i duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, suksesi është i garantuar.

Me nderime, i juaji: Besnik Baldedaj.