Borussia Dormtund ka triumfuar në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Besiktas në ndeshjen e ditës së djeshme.
Bellingham u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që shënoi në dy ndeshje radhazi, duke kaluar Mbappe, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas të dhënave të OPTA, Bellingham tejkaloi Kylian Mbappe (18 vjeç 85 ditë) me një gol kundër skuadrës bardh e zi dhe u bë lojtari më i ri (18 vjeç 78 ditë) që shënoi në dy ndeshje radhazi në historinë e Ligës së Kampionëve.
Bellingham shënoi golin e mëparshëm në ndeshjen çerekfinale kundër Manchester City sezonin e kaluar.
I lindur në 2003, Bellingham, i cili u rrit në skuadrën e Birmingham, u transferua në Borussia Dortmund në verën e vitit 2020 për 23 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


