Sporti

Owen: PSG është më e dobët se sezonet e kaluara

09/16/2021 08:25
nga:Lorik J

Michael Owen ka sugjeruar se transferimi i Lionel Messit në Francë ka bërë pak për të dobët klubin e Paris Saint-Germain.

Messi nuk kishte paraqitje të mirë dje ndaj Club Brugge në barazimin 1:1 në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ikona argjentinase bashkohet me Kylian Mbappe dhe Neymar për të formuar atë që – të paktën në letër – duket treshja më shkatërruese në futbollin botëror.

Por në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve për klubin, Messi nuk arriti të bëjë ndikim. Owen pohoi se përkundër aftësive të tyre të pamohueshme si individë,  ata janë më të dobët se sa ishin në sezonet e mëparshme.

“Ky ekip i PSG-së ka lojtarë sulmues fenomenalë. Por kur startojnë të tre së bashku (Mbappe-Neymar-Messi) e bëjnë ekipin më të dobët për mua dhe nuk e kuptoj pse ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Michael Owen në BT Sports.

“Unë mendoj se ekipet angleze Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Man United janë shumë, shumë më superiore”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport