Sporti

Ish mbrojtësi italian: Nëse do të luante sonte Ibrahimovic, gjërat do të ishin ndryshe

09/15/2021 23:44
nga:Mergim Rreci

Ish mbrojtësi i Sampdorias dhe Interit, Ricardo Ferri ka komentuar rrjedhën e ndeshjes Liverpool – Milan.

Liverpool ka triumfuar ndaj skuadrës italiane me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. 

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme me përmbysje të mëdha, megjithatë skuadra angleze arriti të marrë fitoren në takimin e sotëm.

Ferri tha se po të ishte i pranishëm në fushë Ibrahimovic, gjërat do të ishin ndryshe.

Mungesa e Ibrahimovic rëndon shumë në fazën e sulmit. Mbrojtja e Liverpoolit është dëshmuar se nuk është e shkëlqyeshme. Ibrahimovic mund të kishte ndryshuar gjërat kundër një mbrojtjeje të tillë“, tha Ferri pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/