Skuadra e Real Madridit ka fituar në udhëtim ndaj Interit me rezultatin 0:1, me golin e Rodrygos në minutën e 89’të të sfidës.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi potencoi se skuadra e tij e meritoi fitoren në këtë takim, pasi luajtën shumë mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas tij, nëse skuadra e Interit vazhdon kështu, ata do të kualifikohen tutje në fazën e eliminimit.
“Na vjen keq, për atë që pamë në fushë, ne absolutisht nuk e meritonim të humbnim dhe Ancelotti e tha këtë gjithashtu. Ky është futbolli, megjithatë, ne duhej ta shënonim një gol në pjesën e parë dhe nuk e arritëm. Courtois bëri gjithsesi pritje të jashtëzakonshme, pastaj ata në pjesën e dytë na vendosën në më shumë vështirësi, por duke luajtur në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të marrim kualifikimin tutje”, tha fillimisht Inzaghi në konferencë për media.
“Të mos harrojmë se Real Madridi është një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne do t’i kishim merituar pikët dhe më duket se Ancelotti gjithashtu e nënvizoi këtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


