Sporti

Pioli pas ndeshjes: Liverpool fitoi me meritë, duhet të rritemi si skuadër

09/15/2021 23:36
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Liverpool  ka triumfuar ndaj Milanit me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. 

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme me përmbysje të mëdha, megjithatë skuadra angleze arriti të marrë fitoren në takimin e sotëm.

Tomori shënoi autogol, kurse Salah dhe Henderson shënuan golat e tjerë për Liverpoolin. Në anën tjetër, Rebic dhe Diaz shënuan golat për Milanin.

Pas ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha se nuk ndjehet aspak i mërzitur për humbjen e sontme.

“Rezultati është vendimtar në një ndeshje, ne duhet t’i japim merita Liverpoolit: intensitet dhe cilësi superiore. Pendimi që duhet të kemi janë dy golat e shënuar në pjesën e dytë. Me një nivel të tillë, në gabime si këto që bëmë, është normale të pranosh gola. Por është një lojë që do të na bëjë të rritemi shumë. Ekipi ishte i motivuar, ne prisnim një fillim të fortë, por ishim shumë statikë. Kur topi mbahet gjithmonë, kundërshtarët krijojnë rreziqe. Unë largohem me dijeninë se skuadra mund të rritet më tej dhe se niveli i Ligës së Kampionëve është vërtet i lartë“, tha Pioli pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/