Sporti

Fitoi ndaj Interit në minutat e fundit, kjo është deklarata e Carlo Ancelottit pas ndeshjes

09/15/2021 23:32
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit ka fituar në udhëtim ndaj Interit me rezultatin 0:1, me golin e Rodrygos në minutën e 89’të të sfidës.

Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti u shpreh shumë i lumtur me ekipin e tij, pavarësisht disa gabimeve të cilat ata i kanë bërë gjatë sfidës, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas trajnerit italian, ekipi vuajti, por luftoi dhe në fund mori fitoren.

“Një fitore shumë e rëndësishme, shumë e vështirë, shumë e komplikuar. Një lojë me disa gabime, por mendoj se ekipi kishte një qëndrim të mirë. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë”, tha Ancelotti.

“Me inkuadrimin e Rodrygo ne kemi luajtur më shumë në krah, ekipi duhej të vuante dhe ka vuajtur, kjo më pëlqeu shumë. Ekipi nuk ka vetëm cilësi, ka angazhim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport