Lajme

Të veshur si marinsa meksikanë, ja momenti kur bosi i madh i drogës arratiset nga burgu (Video)

09/15/2021 19:31
nga:Gazeta Blic

Ky është momenti kur një nga bosët më të madh të drogës në Meksikë, José Alfredo Hernández Campos, arratiset nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur më 13 korrik në burgun e qytetit Reynosa, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi. Në video, shihet se si bosi, i njohur me pseudonimin “El Calamardo”, ndihmohej nga grupi i tij i veshur si policë për t’u larguar nga qelia. Ata kanë qenë të armatosur dhe nuk kanë hasur aspak rezistencë

Mësohet se 4 prej ushtarëve që shihen në video janë pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit.b.w.