Ka përfunduar derbi në mes Dritës dhe Ballkanit.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0, në një ndeshje që nuk i përmbushi pritshmëritë e adhuruesve sportivë, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat tentuan që të krijonin raste shënimi, por që nuk e gjetën dot rrugën e golit.
Ishte një ndeshje e barabartë, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtjet e tyre.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Ballkani dhe Drita kanë nga dy fitore dhe nga dy barazime.
Momentalisht, të dy ekipet e ndajnë vendin e parë në Superligën e Kosovës.
/GazetaBlic Sort/


