Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e 9 akseve rrugore në fshatin Ujz të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.
Gjini është shprehur i lumtur për këtë projekt pasi theksoi se përmes tij krijohet lidhje më e mirë mes lagjesh por edhe me rrugë kryesore të rajonit të Hasit.
Njoftimi i plotë:
Sot, nisëm punimet për ndërtimin-asfaltimin e 9 akseve rrugore në fshatin Ujz ?.
I lumtur për nisjen e këtij projekti me vlerë për banorët e kësaj ane, sepse përmes tij krijohet lidhje më e mirë mes lagjesh por edhe me rrugë kryesore të rajonit të Hasit.