FC Barcelona humbi rëndë 3-0 kundër Bayern Munich, në xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Sergi Roberto ishte në vështirësi të mëdha në ndeshje dhe u ngarkua nga publiku pas zëvendësimet me fishkëllima të shumta, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediumit spanjoll, AS ai ka shpërthyer në lot pas takimit.
I fishkëllyer për një pjesë të mirë të takimit nga Camp Nou, u largua nga loja pas 59 minutave lojë. Sipas informacioneve nga AS, Sergi Roberto, shpërtheu në lot në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes.
Gerard Piqué dhe Sergio Busquets e kishin ngushëlluar pastaj.
/GazetaBlic Sport


