Federata e Futbollit të Suedisë ka njoftuar se pasnesër do të dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës.
Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet me 9 tetor në Suedi, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Federata e Futbollit të Suedisë ka njoftuar se biletat për këtë sfidë do të dalin në shitje të premten nga ora 10:00.
Kosova dhe Suedia u përballën në ‘Fadil Vokrri’, ku suedezët fituan me rezultatin 0:3.
/GazetaBlic Sport


